Kylian Mbappe largohet nga PSG për në Real Madrid. Ai tashmë i ka thënë lamtumirë turmës në Paris dhe është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin mbretëror në verë.
Siç shkruan Gazzetta dello Sport, PSG ka gjetur tashmë një zëvendësues për legjendën e saj. Ky është Khvicha Kvaratskhelia, një sulmues i madh gjeorgjian, që luan për Napolin
Sipas Gazzetta, klubi francez ofroi 80 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili po adhurohet nga tifozët në jugun e Italisë dhe shërbimet e sulmuesity Randall Kolo Muani.
Mësohet se Napoli e ka refuzuar atë ofertë për shkak se kërkon minimalisht 120 milionë euro. Kvaratskhelia sezonin e kaluar ishte lojtari më i mirë i kampionit Napoli, ndërsa këtë vit ra në plan të dytë pasi klubi po luan keq dhe është i nënti në renditje
Mbappe kaloi te PSG në vitin 2018 për 180 milionë euro nga Monaco. Edhe pse luajti me Lionel Messin dhe Neymar, ai nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve.
Këtë nuk ia doli as këtë vit, PSG u eliminua në gjysmëfinale nga Borussia Dortmund. Prej disa kohësh është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet. Presidenti i klubit e mbajti dy vite më parë me një nga kontratat më të mëdha në historinë e futbollit