Milani nuk pranon kërkesën e Maignanit, Bayerni vazhdon të jetë i interesuar për francezin

by Nexhat

Milani nuk është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre për kontratë të re me Mike Maignan pasi negociatat kanë filluar të ngecin.

Portieri francez, i cili vlerësohet si një prej lojtarëve kryesor te “Kuqezinjtë”, ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026, .

banner

Bisedimet në lidhje me një marrëveshje të re mes palëve kanë vazhduar prej muajsh, por ende nuk ka asgjë të dakorduar.

Në prapavijë, Bayern Munichi ka qenë duke e vëzhguar situatën, pasi është në kërkim të një portieri të ri afatgjatë për të zëvendësuar Manuel Neuerin

Këtë vit, Maignan gjithashtu është lidhur me një lëvizje te Chelsea.

Sipas “Calciomercato”, Milani i ka ofruar “gardianit” të Francës një kontratë të re me vlerë rreth 4.5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse tjera, një rritje e konsiderueshme në pagën e tij aktuale prej 2.8 milionë eurosh.

Por, i gjithë problemi qëndron te ajo se 28-vjeçari ende po kërkon një pagë më të lartë.

“Rossonerët” thuhet se nuk duan të prishin strukturën e tyre të pagave, kështu që po e mbajnë të vendosur ofertën e tyre, duke bërë që bisedimet të ngadalësohen.

Mes interesimit të Bayernit, Milani do të pranonte një ofertë prej rreth 70 milionë eurosh për 28-vjeçarin, por tani për tani prioriteti është ende një marrëveshje e re

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy