Osmani: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor

by Nexhat

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani tha se Shtetet e Bashkuara janë aleati kryesor i Kosovës.

“Kosova gëzon lirinë dhe demokracinë falë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

Osmani tha se as Kosova nuk u kursye nga sulmet ruse përmes Serbisë.

“Lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë shënoi momentin kulminant kur shtetet demokratike njëzëri dhe vendosmërisht u përkushtuan për t’iu kundërvënë propagandës ruse nëpërmjet mjete dezinformuese. Marrëveshja e sotme e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së është në këtë funksion. Ajo nuk përbën vetëm tjetër marrëveshje, përkundrazi shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin tonë”, tha e para e shtetit të Kosovës.

“Kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara”,theksoi Osmani.

“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë. Kjo jo vetëm që është shqetësuese por paraqet rrezik aktiv për destabilizimin e rajonit tonë. Rusia në këtë mënyrë po përpiqet të ushtrojë ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e angazhimit të përbashkët të popullit të Kosovës me shtetet demokratike, në veçanti me SHBA-së. Prandaj edhe ne si demokraci duhet të bashkohemi në mënyrë që ata të mos arrijnë këtë sukses”, shtoi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën e mbajtur për media, me nënsekretaren amerikane për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy