30
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shpallur një tender përmes të cilit kërkon “kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.
Në dosjen e tenderit që gjendet në sistemin elektronik të prokurimit, përshkruhen edhe detyrat që ka një pozitë e tillë.
Një ndër to është edhe monitorimi i lajmeve që e atakojnë ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ai që do të arrijë të punësohet në këtë pozitë, do të marrë kontratë 12 mujore dhe një pagë prej 600 eurosh