Haradinaj përkujton luftëtarët e Dukagjinit: U rritën nën frymën patriotike

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të rënët e 26 majit në Dukagjin. Ai ka thënë se Arben e Luan Qerimaj u rritën në frymën patriotike dhe atdhedashëse.

“Arben e Luan Qerimaj, u rritën në frymën patriotike e atdhedashëse, të inspiruar nga familjarët e tyre që ishin gjatë gjithë jetës në luftë me armikun. U bashkuam sot në Gllogjan, në nderim e kujtim të luftëtarëve më të zotë që kishte Dukagjini, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi”, ka thënë Haradinaj

banner

Haradinaj ka shtuar se heroizmi i tyre deri në vetëflijim është dëshmi e nderit të luftëtarit shqiptar.

“Të gjithë këta bashkëluftëtarë që i kujtuam sot ishin të veçantë, secili në mënyrën e vet. Në përvjetorin e rënies së tyre kujtojmë shpirtin luftarak dhe besnikërinë ndaj shokëve të plagosur. Herozimi i tyre deri në vetëflijim është dëshmi e nderit të luftëtarit shqiptar”, është shprehur Haradinaj.

“Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, ne kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur dhe Ushtrinë moderne që kryen misione përkrah shteteve aleate të NATO-s, e misionin tonë në sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s.”

“Lavdia u takon të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut!”, ka përfunduar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy