Kandidati katalonas për Parlamentin Europian: Spanja t’i lë standardet e dyfishta me Palestinën e ta njohë Kosovën

by Nexhat

Kandidati i partisë katalonase “Së Bashku për Kataloninë” (Junts) për deputet në Parlamentin Europian, Toni Comín, e ka akuzuar qeverinë spanjolle se po vepron me hipokrizi duke e njohur shtetin palestinez dhe jo atë të Kosovës.

Toni Comín i ka kërkuar Qeverisë së Spanjës që t’i ndalojë “standardet e dyfishta” dhe “hipokrizinë” e saj pasi javën a kaluar njoftoi nesër, më 28 maj, do të njohë Palestinën si shtet.

“Qeveria spanjolle nuk duhet të jetë aq hipokrite, sepse ajo duhet ta kishte njohur më parë, për shembull, Kosovën, pasi është një nga qeveritë e pakta në Bashkimin Europian që nuk e njeh atë”, tha kreu i Junts, raporton televizioni Telecino

Comín i ka kërkuar Qeverisë së Pedro Sánchez që të jetë koherent. Ai tha se “ky standard i madh i dyfishtë nuk mund të tolerohet” nga Qeveria e cila mbështet njohjen e Palestinës dhe “nga ana tjetër, në rastin e Kosovës” nuk e bën këtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy