Haradinaj: Nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, si Lule e Dukagjinit

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së Aleancës në Pejë.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se krizat e njëpasnjëshme të shkaktuara nga papërgjegjësia e pushtetarëve i kanë sjellë humbje Kosovës.

“Qeverisja anti-shtet ka çuar vendin në rrugë të pashpresë. Krizat e njëpasnjëshme të shkaktuara nga papërgjegjësia e pushtetarëve i kanë sjellë humbje Kosovës, si në aspektin e brendshëm por edhe në politikën e jashtme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shpërfaqur besim të plotë që nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, si Lule e Dukagjinit.

“Në Pejë, me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së, shpreha mirënjohjen e thellë ndaj kryetarit Ali Berisha dhe secilit koleg që ishin pjesë e rrugëtimit politik gjatë këtyre viteve, e ku bashkë kaluam nëpër situata jo të lehta, por megjithatë ia dolëm që këtë eksperiencë ta kthejmë në suksese për Pejën e Kosovën. Aleanca në Pejë, në radhët e veta ka njerëz që gërshëtojnë vlera të larta, të dëshmuara si në përpjekjet tona për liri dhe shtetndërtim. Kam besim të plotë që nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm, si Lule e Dukagjinit”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj shtoi bashkimi politik me Nismën dhe partnerët tjerë po vazhdon të fitojë besimin e qytetarëve.

“Bashkimi ynë politik me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, po vazhdon të fitojë çdo ditë e më shumë besimin e qytetarëve sepse po shihet si shpresë për t’i dhënë mundësi vendit që t’i kthehet zhvillimit dhe rrugës drejt synimit madhor, anëtarësimit në NATO, krah Amerikës”, ka përfunduar Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy