“Deri në 2027-ën” – avokati shpjegon sa mund të zgjasë procesi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

by Nexhat

Taulant Hodaj, avokat, duke folur për Gjykatën Speciale, konkretisht mundësinë se sa mund të zgjasë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, tha se procesi mund të zgjasë deri në vitin 2027.

Avokati Hodaj tha se nëse shkon me këtë ritëm, procesi mund të zgjasë deri në 2027-ën.

banner

“Nëse shkon me këtë ritëm është e vërtetë që në 2027-ën që thanë avokatët e mbrojtjes në 2027-ën smundet me i kry prokuroria e lerë më kjo. Mendoj që nuk është në përputhje me standardet evropiane që janë të vërtetuara nga aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe mendoj që ato janë të aplikueshme edhe në Gjykatën Speciale dhe kjo bie ndesh nëse vazhdon me këtë ritëm. Por shpresoj që në të ardhmen që prokuroria do të tërhiqet nga disa dëshmitarë të tjerë në mënyrë që të vazhdojë dhe pastaj mbrojtja mendoj që s’ka me pas shumë dëshmitarë”, tha Hodaj në Pressing.

“Përndryshe mendoj që ky rast ka me qenë rasti më i madh sepse ka shumë pika të aktakuzës shumë mbrojtës dhe mendoj që kjo është një arsye pse po vonohet, pra dy palët janë duke i shfrytëzu ato hapësirat ligjore”, tha Hodaj tutje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy