Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tashmë kanë mbetur vetëm 66 të tilla. Pas pastrimit të tyre qëndrojnë shumë njerëz dhe punë e madhe, rrëfimin e disa prej të cilëve do të mund ta ndiqni në kronikën në vazhdim.
Pastrimi i Kosovës nga minat e luftës pritet të përfundojë në vitin 2030. Një ekip deminerësh nisen për një zonë të minuar. Rrugët e terrenet janë të gjata e të ndryshme, por qëllimi mbetet përherë i njëjtë, pastrimi i Kosovës nga mjetet e pashpërthyera….
Një hapësirë tokësore në Shalë të Bajgorës supozohet që ka mjete të pashpërthyera të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë.
Ekipi i profesionistëve bëjnë planin operacional se si të behet pastrimi i kësaj zone të dyshuar që ka mina.