VUSHTRRI/ Grabitje për Stanoc të Epërm, arrestohet njëri nga tre të dyshuarit

by Nexhat

Një rast i grabitjes ka ndodhur dje në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.

Atje dy persona kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një pompë të benzinës, tre persona të maskuar kanë hyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor dhe kuletën e më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Policia njofton se dy prej të dyshuarve janë identifikuar dhe automjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

Njëri është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

“GRABITJE- Stanovc i epërm, Vushtrri 01.06.2024-03:10. Dy ankuesit meshkuj kosovar, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur pazarin ditor dhe kuletën e me pas me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse. Gjatë zhvillimit te hetimeve intensive policore janë identifikuar dy prej të dyshuarve dhe automjeti me të cilin të dyshuarit kanë kryer veprën penale. Lidhur me rastin është arrestuar njëri i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa i dyshuari i dytë i identifikuar nuk është hasur në shtëpi dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy