Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doganore.
Fillimisht në brezin kufitar që lidh fshatrat Breznicë dhe Karaçevë është ndaluar një automjet ku kishte pije alkoolike të fshehura.
Më pas është kryer një kontroll në një lokal ku ishin të destinuara mallrat dhe janë hasur pije alkoolike pa dokumentacion përkatës.
Njoftimi i plotë:
Njësia e TASK FORC-ës -Lindje e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.
Në brezin kufitar qe lidh fsh.Breznice-SRB me fsh.Karaqeve e poshtme -RKS nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti VË passat me targa serbe.
Gjate kontrollit të automjetit ështe pare se i njêjti kishte te ngarkuar mallra si te fshehura (pije alkoolike – birra) ne tentim per te i kontrabanduar.
Po ashtu nga njesitet e doganes është kryer edhe një kontroll në nje lokal ku ishin të destinuara mallrat, ku edhe aty janë hasur mallra (pije alokoolike) me prej ardhje nga Serbia pa dokumentacion perkates.
Mallrat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.