25
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdare.
Ai u prangos nga policia me pretendimet se ka kryer krime lufte.
Ndërkaq sot, mediat serbe raportojnë se atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë e Beogradit.
Në arsyetimin e këtij vendimi pretendohet se ekziston rreziku i arratisjes dhe ndërhyrjes në procedurë duke ndikuar te dëshmitarët
Rreth rastit ka reaguar edhe Ministria e Jashtme dhe Diasporës.
Në reagimin e MPJD-së thuhet se për këtë janë njoftuar edhe shtetet e QUINT-it.
Kjo ministri bëri thirrje që ai të lirohet./KlanKosova