Geci: Policia më njoftoi se dy shtetas të Shqipërisë duan të më vrasin

by Nexhat

Gani Geci ka pohuar në Kosova Today se ishte njoftuar nga policia më 2018 se disa shtetas të Shqipërisë ia kanë mësyrë për ta vrarë.

“Po faktikisht, më 2018 ka ardhë policia në shtëpi,  Policia e Kosovës, hetuesi kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë thanë, je i rrezikum prej disa personave prej Shqipërisë”, ka thënë Geci në Kosova Today.

“Faktikisht, s’e kisha idenë se pse prej Shqipërisë. Janë dy policë hetues, ata kanë ardhur në Odë, u kam qitë kafe, kam edhe fotografitë qetu me ta që i kam ba, se gjithmonë jam mundu me i argumentu gjanat kur i kom thanë”.

“Ata dy policë më kanë thanë kanë ra në përgjime të disa grupeve kriminale nga Shqiperia dhe Kosova dhe rreziku është nga Shqipëria”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy