Dy të arrestuarit për spiunazh ndalohen për 48 orë, Prokuroria Speciale: Hetuam disa muaj me AKI’në dhe Policinë

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka dalë me njoftim për arrestimin e dy personave të dyshuar për spiunazh.

Prokuroria Speciale njofton se në bashkëpunim me Policinë dhe AKI’në kanë zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës ku kanë arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare të dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.”

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”

Eshte raportuar me heret se Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë. Sipas burimeve të Gazetës Express bëhet fjalë për të dyshuarit B.SH. dhe M.Q.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy