Arritje apo Stagnim: përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur me forcë kanë mendime të ndryshme

by informim

Pas publikimit të deklarates së miratuar nga Kurti dhe Vuqiq në takimin e sontëm në Bruksel për personat e zhdukur me forcë, janë deklaruar edhe familjarët të cilët kanë persona të zhdukur.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për arritjen e pajtimit për një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur me forcë, në një deklarim në Kanal 10, znj. Nusrete Kumnova, nën lot, ka thënë se është shumë e gëzuar për këtë marrëveshje të arritur. Ajo ndër të tjera tha se “Po vijka dita me u gzu, me ja ditë evladit varrin”. Ajo poashtu tha po presim me taku kryeministrin kur të kthehet që me na tregu se çka nënkupton kjo marrëveshje.

banner

Por ndryshe ka reaguar pak më vonë z. Bajram Çerkini në emisionin Konfront në KTV i cili u shpreh tërsisht i zhgënjyer nga kjo marrëveshje. Ai tha: “Asgjë nuk kam dëgjuar sot ndryshe nga ajo që kam dëgjuar në të kaluaren”. Ai ju referua paragrafit të parafundit të marrëveshjes së miratuar nga Kurti dhe Vuqiq ku thuhet se: ” të punojmë së bashku ….për të mbështetur përpjekjet për të zgjedhur fatin e personave të zhdukur”. Ai tha se gjithmonë, edhe në të kaluaren, palët janë zotuar se janë përpjekur, por problemi është se përpjekjet e tyre nuk kanë qenë asnjëhere të sinqerta e as të mjaftueshme. Njëjtë do të ndodh edhe në të ardhmen.

Sot në Bruksel në prani të ndërmjetësuesve të bashkimit Europian Borrel dhe Lajcak është arritur një pajtueshmëri për një deklaratë të përbashkët politike midis Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuqiq për personat e zhdukur me forcë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy