Nuk doli asnjë fitues në King Powers Stadium në ndeshjen Leicester City dhe Everton ku dy skuadrat po luftojnë për mbijetesë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, golat për vendasit i shënuan Caglar Soyuncu në minutën 22′ dhe Jamie Vardy në minutën 33, ndërsa per mysafirët shënuan Calvert-Lewin në minutën 15′ nga pika e bardhë dhe Alex Iwobi në minutën 54′.
James Maddison nuk e shfrytzoi mundësinë që të kaloj në epërsi me rezultat 3:1 në minutën e 45’+9 pasi humbet gjuajtjen nga pika e bardhë .
Këto pikë të fituara nga dy skuadrat e dërgojnë Leicester City në poziten e 16 me 30 pikë, ndërsa Everton qëndron në zonen e rrezikshme në poziten e 19 me 29 pikë.