Konjufca: Ekipi Menaxhues prezantoi një Republikë Serbe brenda Kosovës, s’ka marrëveshje të shpejtë

by informim

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se qëndrimet e Ekipit Menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit të prezantuara në Bruksel kanë qenë tronditëse, pra një Republikë Serbe brenda Kosovës.

Ai ka akuzuar qeveritë e kaluara për emërimin e këtij ekipi, duke shtuar se ata nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës.

banner

Konjufca po ashtu ka shtuar se është e pakuptim se si një deputete e Serbisë ta përfaqësojë Kosovën, duke shtuar se ka më shumë se një javë që ka kërkuar shkrimin e tyre.

Ai pohoi se kryeministri Albin Kurti në takim prezantoi vijat e kuqe në lidhje me këtë çështje, por që thotë se nuk pret marrëveshje të shpejtë me këtë qasje të Serbisë.

“Sa i përket diskutimeve në Bruksel, gjithçka ishte e pritshme lidhur me atë që ndodhi, pra ekipi menaxhues i cili ishte vendosur prej Qeverive të mëparshme të Kosovës pati një qëndrim vërtet tronditës për ne. Me qenë se atje i prezantoj interesat e Republikës së Serbisë, jo interesat e Republikës së Kosovës. Pra po e shini edhe vetë se çfarë ekipe menaxhuese edhe çfarë institucione kanë vendosur qeveritë e mëparshme. Kanë vendosur zyrtarë të cilët absolutisht nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës, bile-bile njëra prej tyre me sa dëgjova ishte pas bërë deputete në Parlament të Serbisë dhe ishte deputete e partisë së Aleksandr Vuçiqit”.

“Kështu që nuk patëm ne çka të presim tjetër prej këtij ekipi menaxhues. Ky ekip menaxhues e prezantoi një draft-statut i cili është një Republikë Serbe brenda Kosovës. Kjo natyrisht që është e papranueshme për qeverinë tonë, për institucionet tona, gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çdo zgjidhje që ju jepet përtej kornizave të Kushtetutës është e pavlefshëm dhe mu më pëlqeu shumë dhe jam para këtij akti të Qeverisë për t’i shkarkuar ekipin menaxhues, sepse një grup, një ekip i cili përfaqëson interesat e Aleksandër Vuçiqit e jo interesat e popullit tonë. Nuk ka çka të kërkoj në pozicione zyrtare edhe nuk ka se si të përfaqësoj popullin edhe qytetarët e Kosovës. Ata e përfaqësuan Serbinë ditën e djeshme, unë kam pas bërë thirrje para një jave që ky ekip të shkarkohet”, tha ai.

“Për ne nuk ishte befasi se personat që janë emëruar prej Vuçiqit edhe prej Rakiqi nuk mund të shkruanin një statut tjetër, krijon një statut për me e shkatërrua Republikën e Kosovës edhe funksionimin unitar të saj. Në anën tjetër kryeministri me sa pashë e prezantoi një vizion për cilat janë ato vijat e kuqe, cili është horizonti i një asociacioni të mundshëm në Kosovë, ai do të ishte plotësisht në përputhje me Kushtetutën tonë. Por unë jam i bindur që në përputhje me Kushtetutën tonë këto nuk është diçka që është e pranueshëm për Serbinë, prandaj unë konsideroj që pozicionet janë shumë të largëta, pozicionet janë të pa pajtueshme mes palëve”, tha, ai raporton EO-ja.

“Andaj nuk pres fare që të ketë një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo nuk mund të ndodhë pikërisht për shkak të drejtimit politik që e ka Serbia sot ajo është tërësisht brenda koordinatave politike të nacionalizmit fashist që e ka Serbia prej kohës së Millosheviqit prej viteve ’90. Nuk ka pendesë për krimet që ajo i ka kryer në Kosovë. Kështu që nuk pres kurrfarë afrimi të këtyre pozicioneve, ne do ta vazhdojmë këtë drejtim që t’i mbrojmë interesat e Kosovës. Pa ndryshuar Serbia mua nuk më duket që mund të ketë një marrëveshje në një afat të shkurtër kohor”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy