Liverpool arrinë fitoren e 7-të rradhazi në King Power Stadium kundër Leicester City.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0:3 për të kuqtë me golat e shënuar nga Curtis Jones në minutat 33′, 36′, dhe super golin e shënuar nga Trent Alexander-Arnold në minutën 71′, Mohamed Salah ishte asistuesi i tre golave të shënuar në ndeshje.
Skuadra e Dean Smith e cila po lufton për mbijetesë, edhe pse humbu me rezultat të thellë, tregoi një lojë të mirë duke goditur 4 herë portën e Alisson por ishin të pafat. Skuadra e Jurgen Klopp e cila është afruar 1 pikë larg zonës së Champions League u tregua e kujdesshme ku nga 5 goditjet në portë 3 arritën në rrjetë. Të dy golat e 22-vjeçarit Curtis Jones i cili shkëlqej në ndeshje u rishikuan nga VAR para se të konfirmohen.
Për dhelprat tani mbijetesa po bëhet pothuajse e pamundur pasi që ndodhet në vendin e 19-të, të parafundit në tabelë me 30 pikë, ndërsa Liverpool ndodhet në poziten e 5-të me 65 pikë.