Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës në Dragaçinë

by informim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, njoftoi se ka filluar studimi i fizibilitetit dhe i vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.

Ai publikoi në Facebook pamje të hartës së lokacionit në Suharekë.

banner

“Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për Ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Therandës”, ka shkruar Aliu.

Kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur se janë iniciuar hartimet e studimit të fizibilitetit për tri diga të reja, e një prej tyre kjo në Dragaçinë.

Ndërtimi i digës ishte konsideruar çështje që do të bënte stabilizimin e kësaj zone me ujë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy