Durrës: ndërron jetë turistja polake, bie nga kati i gjashtë i hotelit

by

Në mëngjesin e sotëm, policia ka bërë të ditur lajmin per një ngjarje e rëndë që është shënuar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një turiste polake ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku po qendronte. Fatkeqësisht polakja, B.V 55 vjeç ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton policia.  “Durrës/Informacion paraprak: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy