Vujoviq: Bashkëpunimi Kosovë-Mali i Zi është në nivel të ulët ekonomik

by informim

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Nikola Vujoviq deklaron se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Malit të Zi është në një nivel të ulët ekonomik.

Ai thotë se situata politike në të dy vendet nuk është aq stabile. Sipas tij, qasja jo e mirë politike nuk po ofron një bazë të mirë për zhvillim dhe stabilitet ekonomik.

banner

Derisa shpreson se marrëdhëniet e mira politike do të jenë të stampuara, duke siguruar zhvillimin ekonomik të dy vendeve, ai shton se partnerët nga Bashkimi Evropian apo SHBA, duhet të ofrojnë mbështetje në këtë drejtim.

Në një intervistë për KosovaPress, Vujoviq thotë se marrëdhëniet e mira politike janë parakushti kryesor për të përmirësuar ekonominë.

Vujoviq shprehet se për të zhvilluar një ekonomi të mirëfilltë mes dy vendeve, duhet fillimisht të përmirësohet situata politike.

Duke përmendur faktorët që ndikojnë në përmirësimin e ekonomisë, Vujoviq thotë se parakusht këtu është edhe infrastruktura. Ai potencon se BE ka një mundësi të madhe për të ndihmuar në financimin e projekteve të ndërlidhjes.

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Nikola Vujoviq qëndroi në Prishtinë për të marrë pjesë në konferencën finale të projektit të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën u theksua potenciali për zhvillimin ekonomik dhe përfshirja në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy