Deri në orën 11:00 kur ishte parashikuar të niste edhe mbledhja mes dy qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, çdo gjë për nisjen e takimit ka qenë gati, pavarësisht njoftimit për anulimin e tij. Por pas kësaj ore, çdo gjë ka filluar të hiqet. Gazetari i News 24, Ergys Gjençaj ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili i ka thënë se askush në Kosovë sot nuk ndihet mirë për vendimin për anulimin e mbledhjes. “Në fillim askush nuk ndihet mirë jo vetëm në Gjakovë por as në Kosovë. Por nuk është fundi i botës. Kemi qenë në rrethana të zorshme. Do të ketë mbledhje në të ardhmen. Tani duhet me parë cilat janë hapat që duhen marrë për të të ecur përpara”, ka deklaruar Gjini.
Anullimi i mbledhjes së dy qeverive, kryetari Gjini: nuk është fundi i botës
37