Pasardhësi i Stoltenberg, detyra e vështirë e Perëndimit për drejtuesin e ri të NATO

by informim

Gjetja e pasardhësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qenë objekt diskutimesh për më shumë se 2 vjet. Detyra nuk po rezulton e lehtë.

Eksperti i NATO-s, Jamie Shea deklaron se, kandidati potencial duhet të ketë aftësi në diplomaci, komunikim dhe në menaxhimin e krizave.

banner

“NATO është një familje me 31 vende demokratike, që kanë interesat e tyre dhe jo gjithmonë bien dakord. Orkestra nuk luhet vetë. Duhet një dirigjent që ta bëjë të luajë në harmoni dhe kjo është arsyeja përse duhet një diplomat i mirë”,-tha Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s. – Advertisement – 

Emra të profilit të lartë që përfliten për marrjen e timonit të aleancës ushtarake janë shumë. Emri i kryeministres estoneze Kaja Kallas është përmendur disa herë e po ashtu ai i Ingrida Simonit, kryeministre e Lituanisë. Nuk kanë munguar kryeministri holandez Mark Rutte, apo kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

Nuk janë të paktë ata që mbështesin një fytyrë femërore, por nuk ka pasur as edhe një sekretar të përgjithshëm nga vendet e Evropës lindore e jug-lindore.

Sidoqoftë, fjalën e tyre do ta thonë edhe Shtetet e Bashkuara, duke qenë se asnjë vendim nuk është marrë kundër vullnetit amerikan.

Ajo që e komplikon procesin është gjetja e konsensusit në radhët e 31 vendeve anëtare, sidomos tani që Aleancës iu bashkua edhe Finlanda.

 “Ka shumë njerëz të talentuar për të qenë kandidatë potencialë. Ndaj nuk ka arsye përse NATO të mos jetë në gjendje të bëjë një tranzicion të rregullt. Është në interesin e vetë NATO-s të bëjë një tranzicion të tillë”,- Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s:

Gjithçka mbetet për t’u parë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy