Southgate dhe vendimi “i ndërlikuar”për yjet e Cityt për kombëtaren angleze

by

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate konfirmoi se fituesit e tripletës së Manchester Cityt janë të disponueshëm për t’u përballur me Maltën, por ai ende nuk ka vendosur nëse ata do të luajnë.

Jack Grealish, Phil Foden, Kyle Walker, John Stones dhe Kalvin Phillips iu bashkuan ekipit vetëm të martën pasi Manchester City përfundoi tripleten duke mposhtur Interin 1-0 në finalen e Champions League të shtunën. Grealish ka pushtuar portalet me festimet e tij, por megjithate Southgate është i lumtur të marrë në konsideratë grupin për përzgjedhjen e së premtes për kualifikueset për Euro 2024. “Ne do të duhet ta marrim pak nga pak dhe të shohim se si janë,” tha ai. “Ata janë të gjithë të disponueshëm për nesër, por ende nuk kam vendosur nëse është një vendim i mirë.

banner

“Kam folur me ta kur erdhën, së pari për të thënë se çfarë arritje e pabesueshme. Ne thamë se po shkojmë drejt së panjohurës, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur individualisht se si do të reagojnë dhe si do të përgjigjen ndaj asaj që kanë kaluar. “Të gjithë janë në formë. Ne kemi shumë konsiderata, veçanërisht djemtë që erdhën më vonë dhe po dalin nga një kulm emocional masiv me lojën në fundjavë. Është gjithmonë e ndërlikuar, vendimet që duhet të marrësh. Skuadra është stërvitur shumë mirë, fokusi ka qenë i shkëlqyeshëm dhe ne mezi presim ndeshjen.”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy