Kurti konfirmon lirimin e 3 policëve: “Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”

by

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar lirimin e tre policëve Kosovës nga paraburgimi në Serbi.

Me anë të një reagimi ne rrjetet sociale Kurti është shprehur se rrëmbimi i tyre konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

banner

“Konfirmojmë se 3 policët e kidnapuar janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”.

Tre policët të cilët tash e dhjetë ditë ishin duke u mbajtur në paraburgim në Serbi janë liruar nga me vendim të Gjykatës së Kralevës ku thuhet se “Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe S.M. për nga një vepër penale, prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë konfirmoi aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe nxori vendimin me të cilin të pandehurve u ndërpreu paraburgimi”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy