Pas lirimit të policëve, Ministrja Haxhiu ka një kërkesë për ndërkombëtarët

by

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia. Ajo ka thënë se kjo dëshmon vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim të destabilizimit të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se rrëmbimi i tyre nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë.

banner

“Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit.  Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë. Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë”, ka shkruar Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy