Opozita është akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje se nuk po reagon ndaj armatimit dhe sulmeve me granata në veri të Kosovës, por sipas LVV-së, opozita ka reaguar vetëm ndaj vizitës së kryeministrit Kurti në veri të vendit.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj partive opozitare, pasi sipas tij ato po reagojnë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po viziton pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Por, opozita sipas Manxhukës nuk po reagon për armatimin e municionin me të cilën grupet kriminale planifikonin sulme terroriste.
“Opozita nuk reagoi për veturën me targa të Beogradit ku kishte shumë armatim e municion që u kap nga Policia e Kosovës në Zveçan” . Ajo nuk reagoi as për sulmin me granatë dore ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut. Por, opozita reagoi menjëherë pas vizitë së Kryeministrit Kurti në veri”, ka shkruar ai në Facebook.