1-0 kundër Spanjës, Anglia fiton Kampionatin Evropian U-21

by

Heroi i ndeshjes është portieri Trafford, i cili shpëtoi një penallti në minutën e 99-të.

Anglia fitoi Kampionatin Evropian për U21, duke mposhtur Spanjën 1-0 në finalen e zhvilluar sot në Gjeorgji, në Batumi Arena.

banner

Golin e fitores e shënoi Cole Palmer në minutën e 49-të, por vendimtar ishte edhe portieri i ‘Luanëve të Rinj’, James Trafford, i cili në minutën e nëntë të kohës shtessë të pjesës së dytë priti një penallti të goditur nga Abel Ruiz.

Duke bërë këtë, Trafford gjithashtu mbajti një portë të pastër për të gjithë kohëzgjatjen e turneut (gjashtë ndeshje). Për Anglinë sot është suksesi i tretë në Kampionatin Evropian U-21, i fundit daton 39 vjet më parë, në 1984.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy