Për të shmangur një shpërthim të ri dhune me rastin e festës kombëtare të 14 korrikut, ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka njoftuar se mbrëmjet e 13 dhe 14 korrikut do të angazhohen 45 mijë policë dhe xhandarë.
Ashtu si në javën e dhunës në periferi pas vrasjes së shtatëmbëdhjetë vjeçarit Nahel më 27 qershor në Nanterre, në terren do të vendosen edhe personeli i njësive speciale Gign dhe Bri.
Do të kufizohet në mënyrë drastike përdorimi i fishekzjarrëve, të përdorura tradicionalisht për festën e 14 korrikut, por që së fundmi është bërë një nga armët e përdorura në protestat kundër policisë.
Një dekret i 8 korrikut ndaloi përdorimin, shitjen dhe transportin e paautorizuar të tyre.