Ka muaj që Leku Shqiptar është forcuar në relacion me vlautat si Euro dhe Dollari dhe ka shkaktuar huti dhe pasoja ekonomike te bizneset private por edhe te konsumatorët në përgjithësi.
Banka e Shqipërisë nuk ka mundësi të ndërhyjë kundrejtë këtyre zhvillimeve valutore në kursin e këmbimit por ajo u kërkon bankave tregtare të bashkëpunojnë dhe të mbështesin bizneset që po humbin nga ky kurs.
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se bankat tregtare në Shqipëri duhet të mbështesin bizneset e vendit duke ndërhyrë në kontratat e ardhshme, në mënyrë të mbrohen nga luhatjet e tregut valutor.
Në takimin e përbashkët, Sejko iu kërkoi edhe gatishmëri më të madhe për kreditimin e sektorit privat, për t’i rezistuar sa më mirë këtij momenti, kur kursi i këmbimit të valutave të huaja është në nivelet më të ulëta përballë lekut.
Nga ana tjetër, Sejko vlerësoi se forcimi i lekut ka rritur interesin për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare.