SHBA miraton pilulën për depresionin pas lindjes, ka efekt në 3 ditë

by

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan ilaçin e parë që trajton depresionin pas lindjes te gratë.

Administrata për Ushqim dhe Ilaçe bëri me dije se pilula e re, e quajtur Zurzuvae mund të pihet çdo ditë nga një për dy javë rresht, ndërkohë që efektet e saj janë të dukshme që pas ditës së tretë të përdorimit.

banner

Prodhuesi i ilaçit, “Sage Therapeutics and Biogen” tregoi se ai do të dalë për publikun pas disa muajsh, por nuk bëhet me dije se çfarë çmimi do të ketë.

Njësoj si format e tjera të depresionit, depresioni pas lindjes mund të sjellë trishtim, humbje energjie, mendime vetëvrasëse, ulje të aftësisë për të ndjerë kënaqësi etj.

Sipas FDA, provat klinike treguan se pilula ndihmoi në reduktimin e ndjeshëm të simptomave të depresionit brenda tre ditëve, ndërkohë që efekti i tyre zgjat dhe 4 javë të tjera pas dozës së fundit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy