67
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është sulmuar me thikë në Prishtinë, ndërkaq i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 03:39.
Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.
Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.