Sipërmarrësja është shumë e dashur dhe e ndjekur në rrjetet e saj sociale: profili i saj ka gati 17 milionë ndjekës.
Wanda Nara është kthyer zyrtarisht në Stamboll të Turqisë së bashku me familjen dhe bashkëshortin e saj Mauro Icardi, i cili u ble plotësisht nga klubi i futbollit Galatasaray.
Pas thashethemeve të vazhdueshme për gjendjen e saj shëndetësore, sipërmarrësja është rikthyer në rrjetet sociale duke falenderuar të gjithë për mesazhet dhe mendimet e ëmbla, por duke mos shprehur asnjë mendim për gjendjen e saj.
Wanda Nara është shfaqur në profilin e saj në Instagram në një formë vërtet verbuese.
Biznesmenja ka veshur bikini blu të errët me detaje portokalli dhe një palë syze dielli dhe si mbishkrim fotove ka shkruar: “Në plazhet turke”.
Postimi ka hasur menjëherë në një sukses të madh tek ndjekësit e bashkëshortes së Mauro Icardit: në fakt, në pak orë ka grumbulluar shumë pëlqime dhe komente.
Wanda në fakt është shumë e dashur dhe e ndjekur në Instagram, vetëm mendoni se profili i saj ka gati 17 milionë fansa.