Sot Kurti takohet kokë më kokë me kryeministrin grek, Mitsotakis

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka qëndruar në Athinë të Greqisë.

Ai mori pjesë në darkën joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që do të organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkaq sot kryeministri ka një takim kokë më kokë me homologun e tij grek.

Takim të ndarë ka paralajmëruar vet kryeministri grek në publikimin e agjendës së tij ditore. Sipas kësaj agjende Mitsotakis do t’i ketë tri takime, dy me presidentët e një me kyeministrin Kurti.

Fillimisht takim do të mbajë me presidentin e Moldavisë Maia Sandu e më pas me atë të Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Takimi me Kurtin është paralajmëruar për në orën 10:45.

Kjo është agjenda e publikuar nga mediat greke:

Ora 09:00, Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë Maia Sandu

Ora 10:00, Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq

10:45, Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy