Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka thënë se është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë që Inspektorati Shëndetësor nuk e ka inspektuar kurrë ordinancën “Doktorat” në Malishevë qysh prej licencimit në qershor të vitit 2021.
Ai ka thënë se ordinanca ka qenë e licencuar vetëm për shërbime gjinekologjike.
“E konfirmuar nga MSh: Inspektorati Shendetesor nuk e ka inspektuar kurre ordinancen “Doktorat” ne Malisheve prej licencimit ne qershor 2021. Ordinanca ka qene e licencuar vetem per sherbime gjinekologjike. Sherbimi i stomatologjise ne kete ordinance ka qene i jashtëligjshëm”, ka shkruar Vitija.
Në këtë ordinancë ka vdekur një 35 vjeçare, pasi kishte shkuar për ta hequr dhëmbin.