Ministri i Mbrojtjes: Zgjidhja për veriun duhet të jetë politike

by informim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se zgjidhja për veriun e Kosovës, duhet të jetë politike.

Kurse për letrën e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s – në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it, e cila është ende e vlefshme dhe e duhur, ministri Maqedonci tha se do të shfuqizohet pas krijimit të kushteve të reja dhe përpjekjeje të reja politike.

Ai tha se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës.

Maqedonci, vlerësoi se FSK do të jetë e gatshme të mbrojë territorin e vendit kur të kërkohet.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk është e domsodoshme që të pritet që të arrihet marrëveshja me Serbinë që FSK të zbarkojë në veri të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur dhe për bazat që Serbia i ka afër Kosovës, e që sipas tij në bëjnë që të jemi vigjilent. /rtk

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy