Sot, mot me diell dhe vranësira

by informim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Kosovë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat mbeten pothuajse konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Në Prishtinë temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius, e në Prizren dhe Gjakovë parashikohet temperaturat të shkojnë deri në 34 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy