Rivalitet apo miqësi mes Antonelës dhe Georginës

by Merita

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit dhe Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, nuk janë parë kurrë bashkë në publik, por në rrjetet sociale ruajnë një marrëdhënie të bukur.

Të dyja i kanë dhënë pëlqime dhe komente njëra-tjetrës në disa foto.

banner

Rodriguez, 29 vjeç, ka komentuar në postime të ndryshme të Roccuzzo, duke e quajtur edhe “të mrekullueshme”. Ndërkohë që bashkëshortja e Messi-t bën shpesh ‘like’ në postimet në Instagramin e partneres së CR7.

Kujtojmë se Ronaldo gjatë një interviste për MARCA-n u shpreh se: “Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm. Si person, ne kemi ndarë skenën 16 vjet. Imagjinoni 16 vjet. Pra, kam një raport të shkëlqyer me të”.

Roccuzzo, 35 vjeç, është e martuar me Messin dhe kanë tre fëmijë së bashku, Thiago, Mateo dhe Ciro. Nga ana tjetër, Georgina dhe Cristiano nuk janë martuar ende. Të dyja vajzat megjithëse janë partneret e legjendave të futbollit ato kanë edhe një karrierë dhe një profesion. Në rastin e Antonelës, ajo është gjithashtu një modele dhe influencer e spikatur me më shumë se 36.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Ndërkohë Georgina është një modele dhe biznesmene me 50.7 milionë ndjekës.

Roccuzzo dhe Messi kanë rreth një muaj që jetojnë në Florida, ndërsa Rodriguez dhe Ronaldo, të cilët u njohën në vitin 2016, jetojnë në Arabinë Saudite.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy