Hashim Thaçi, intervistë nga Haga: Çdo krizë e vonon shumë Kosovën

by engel

Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë, pas gati tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë intervistë për Nacionalen, Thaçi ka folur për gjendjen në vend, ku ka thënë se “Çdo krizë e vonon shumë Kosovën në njëren anë, por por edhe i minon përpjekjet e miqve ndërkombëtarë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës në rrafshin e brendshëm, por edhe në afirmimin e saj ndërkombëtar”.

banner

Ai ka thënë se përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merret si e mirëqenë.

“Atë (mbështetjen) gjithmonë duhet merituar. Kosova çdo ditë duhet të vazhdojë të prodhojë argumente që e lehtësojnë mbështetjen e miqëve ndërkombëtar”.

Tutje, ish-presidenti Thaçi ka folur edhe për rëndësinë e unitetit kombëtar. Ai ka thënë se uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën.

“Uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën. Bota po lëviz dhe po ndryshon më shpejtë se sa intuitat apo agjendat tona lokaleka deklaruar Thaçi.

Me Serbinë ka thënë se duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke, ligjërisht obliguese.

“Sa më shumë që vonohet kjo marrëveshje, aq më e vonuar do të jetë Kosova në NATO dhe BE, e aq më e zbehtë do të jetë mbështetja e ShBA-së .Përvoja ime më tregon se Brukseli e mbështet Kosovën, për aq sa e inkurajon dhe e mbanë në vëmendje atë Uashingtoni. Aleanca me ShBA-në duhet kultivuar për të ardhmen strategjike, e jo veç për kujtesë falënderimi”, ka thënë Thaçi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy