Memli Krasniqi i drejtohet qeverisë: Turp ju qoftë!

by engel

Në seancen e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të debatuar për problemin e furnizimit me libra, në emër të PDK-së foli kryetari i PDK-së z.Memli Krasniqi. Edhe pse në këtë seancë nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i shumicës parlamentare, gjithsesi, përfaqësuesi i PDK-së u drejtua atyre që ishin të pranishëm për të dhënë mendimin e vetë lidhur me problemin e librave dhe dështimin e qeverisë që të sigurojë librat për të gjithë nxënësit.

Keni dështuar të furnizoni nxënësit me libra duke u thirrur në kursime. Në vend që të shpenzohen 4.8 milion euro, sot po i shpenzojnë 12.5 milion. Që dy vjet janë në qeveri, të dy vitet i nisen me kriza, vjet duke i fajësuar mësimdhënësit, duke i quajtur analfabetë e të paaftë funksional, sivjet me mungesë të librave duke i ngarkuar prindërit të vrapojnë poshtë e lartë për të blerë librat nëpër librari të ndryshme.

A di me na tregu kjo ministre, a ka interesa personal, financiar apo dicka tjetër ku shumen e planifikuar prej 4.5 milion e ka rritur në 12.5 milion për t’ua dhënë pikërisht atyre shtëpive botuese të cilat vetë i kritikonte? A mundet me na tregu se cila është strategjia për të kompensuar orët mësimore të humbura tashmë? A munden me na tregu se si do ta trajtojnë pabarazinë e krijuar ku disa nxënës furnizohen me libra e disa jo? A mundet me na tregu kush janë ata që po aplikojnë për libra, a ka edhe persona jo resident të cilët po aplikojnë për shumen e subvencionuar?

Janë 100 pyetje që ishte dashur të trajtohen sot në këtë seancë, edhe pse e di se asnjë përgjigje nuk e kishim marrë sepse janë të papërgjegjshëm. Por ajo që më shqetëson është ikja e tyre, ikja e shumicës. Prej kujt po ikni? Nuk po ikni nga ne deputetet, por po ikni prej qytetarëve, prej prindërve e prej fëmijëve e mësimdhënësve. Turp ju qoftë, kështu e mbylli fjalimin Memli Krasniqi!

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy