Ballazhi: Kroi i fshatit Dimcë, mision i kryer

by Merita

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses punimet për projektin “Rregullimi i krojeve publike në fshatin Dimcë” me vlerë totale prej 4,979 €.

Ja çfarë shkruan kryetari Ballazhi:
Kroi i fshatit Dimcë, mision i kryer.
Kanë përfunduar me sukses punimet për projektin “Rregullimi i krojeve publike në fshatin Dimcë” me vlerë totale prej 4,979 €.
Në kuadër të këtij projekti, janë kryer punimet si më poshtë:
1.Gërmimi i gjerë i dheut, nivelizim i terrenit, hapja dhe mbyllja e kanalit për shtrirjen e gypit të shkarkimit të tepricës së ujit nga kroi;
2.Furnizimi, shtrimi dhe ngjeshja e zhavorit;
3.Furnizim me material dhe punimi i rezervuarit akumulues të ujit nga betoni i armuar, si dhe punimi i korites së çeshmes;
4.Furnizimi me material dhe punimi i mureve me gurë natyral me lartësi deri në 2.5 m;
5.Furnizimi dhe montimi i gypit të brinjëzuar.
Kroi i Dimcës, përpos si burim i ujit të pijshëm në çdo stinë të vitit, ai tashmë ka një ambient të pastër, të sigurt dhe pamje rekreative.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy