Raportohet se vetura tjetër luksoze e Burdushit “Audi A7” ka përfunduar te Ministri Peci

by informim

Vetura luksoze e tipit “Audi A7” që i është konfiskuar mashtruesit  Hysri Peqani “Burdushi” i është dhënë në shfrytëzim ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Siç kanë raportuar sot mediat, vetura në fjalë ende s’është duke u përdorur nga ministri Peci, meqë duhet të regjistrohet në emër të Ministrisë së Bujqësisë.

banner

“Makina Audi A7 e Burdushit i është dhënë Pecit, por ende nuk e shfrytëzon sepse duhet të regjistrohet në emër të Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë ky burim për Front Online.

Ministri Peci s’është përgjigjur në përpjekjet e mediumit për të marrë një përgjigje, ndërkohë që janë publikuar fotografi të veturës në parkingun e Ministrisë së Bujqësisë.

Veturën tjetër të Burdushit të tipit “Range Rover” e ka marrë në shfrytëzim Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy