Kurti për “Delfi”-n estonez: Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin estonez “Delfi” ka folur për dialogun me Serbinë. Kurti ka thënë se Serbisë “duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota”.

Në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e trazuar pas ngjarjeve në veri të vendit dhe thotë se s’ka ndonjë afrim në raportet me Serbinë, derisa thotë se Beogradi me Moskën janë në raporte tepër miqësore.

banner

Numri një i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka thënë se Serbia e inatosur nga pavarësia e Kosovës, s’po i lejon serbët që të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe po qëndron si një mur në rrugën drejt BE-së.

 “Beogradi, i indinjuar nga pavarësia e Kosovës, nuk i lejon serbët të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe qëndron si mur në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti për “Delfi”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy