Gjashtë persona gjenden të vrarë në Greqi, dyshohet të jenë shqiptarë

by informim

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në një sulm në një qytet bregdetar pranë Athinës, tha policia greke të hënën.

Nuk kishte asnjë të dhënë të menjëhershme mbi motivin e sulmit.

banner

Një deklaratë e policisë tha se trupat u zbuluan këtë mbrëmje në Artemida, rreth 20 kilometra (12 milje) në lindje të Athinës.

Ani se nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave apo identitetin e viktimave.

Televizioni shtetëror ERT tha se tre prej trupave u gjetën brenda një makine dhe se një pistoletë besohet të jetë përdorur në të shtënat.

Mjeti i viktimave është me targa gjermane, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy