“Kosova do të jetë këtu përjetë”, “Kosova nuk do të jetë kurrë shtet”: Osmani i përgjigjet eskalimit të Vuçiqit në Shkup

by informim

Takimi në Shkup në Procesin e Brdo-Brionit përfundoi pa fërkime verbale të drejtpërdrejta ndërmjet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq; por, ky i fundit, do të lëshohej në mohim të shtetit të Kosovës kur u pyet rreth një deklarate të Kryeministrit Albin Kurti, se “Serbisë i duhet ofruar më shumë kamxhi, në vend të gurabisë”.

Kjo deklaratë e Kurtit e rroku në “nerv të keq” Vuçiqin, i cili do të lëshohej në deklarime absolutisht të papranueshme se “Kosova nuk është shtet” por edhe “nuk do të jetë kurrë”; ndonëse është vetë ai që në shkurt dhe mars ka pranuar marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve; ku qysh në rend të parë pranon të njohë prej dokumenteve, pasaportave, simboleve shtetërore – e deri te mospengesa e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare (vetëm shtetet anëtarësohen në organizata ndërkombëtare).

banner

“Serbia është shtet sovran, ndërsa ata nuk janë e as nuk do të jenë kurrë”, tha Aleksnadar Vuçiq.

“Është interesante që dikush mendoj se ka të drejtë të kërkojë nga palët e tjera që të përdorin kamxhik ndaj dikujt, kundër një shteti sovran. Pasi që ai është aq i fortë dhe aq i fort dhe të përcaktonte fatin e të gjitha kombeve të Evropës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të deklarohej pas takimit në Shkup para gazetarëve, ku tha se “Republika e Kosovës…me këta kufij…do të jetë këtu përjetë”.

“Aq më herët që e kupton këtë Serbia, aq më mirë për ta, por edhe për rrugën e tyre evropiane…. Ne duam raporte normale, raporte ku e njohim njëra tjetrën, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra tjetrës; ku nuk luftohet tjetri ne atë e kemi vullnet të gjithmonshëm”, tha Vjosa Osmani.

Osmani tha se shteti kosovar “ballafaqohet në baza ditore me agresionin e Serbisë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy