Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se do të donte që të gjithë banorët në veri të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme atje por se në këtë moment nuk e sheh që është e mundshme, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka qëllim përshpejtimin e zgjedhjeve, rrethanave politike apo marrëveshjen përfundimtare.
Rakiq dje tha se në këtë moment është skeptik se mund të ketë zgjedhje në veri pasi nuk sheh vullnet pozitiv të qytetarëve në veri dhe as të radikalëve nga partia e Vuçiqit dhe Listës Serbe.
Ai ka folur se si Vuçiq ngrit tensione dhe dramatizon situata, vetëm për të qen si njeri i domosdoshëm në procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel.
Sipas tij, janë mbi 500 automjete që janë djegur në veri të Kosovës.
Ai duke komentuar ndalimin e serbëve të Kosovës në kufirin Kosovë-Serbi, ka thënë se një gjë e tillë ndodh vetëm në Kore të Veriut dhe cdoherë që nga viti 2015, ka informuar diplomatë të huaj.