28-vjeçarja kthen klonin e saj në një yll porno falë AI-së, fiton disa mijëra dollarë në muaj

by Merita

Një modele 28-vjeçare nga Berlini e quajtur Sika Moon ka zbuluar se si përdori inteligjencën artificiale për të krijuar një klon të vetes dhe për të fituar para në platformat për të rritur.

Siç tha ajo për DailyMail, kloni i saj ka më shumë tërheqje për publikun se ajo dhe gjithashtu mbledh më shumë para.

banner

Ajo ka qenë aktive në industrinë e pornografisë për rreth pesë vjet, por thotë se kurrë nuk ka mundur të fitojë 20,000 dollarë në muaj si “kloni i saj virtual”.

“Pas pesë vitesh punë në industrinë e argëtimit për të rritur, u lodha nga puna përsëritëse dhe jokreative në këtë biznes”, tha ajo, duke theksuar se nuk e shqetësonte aspak fakti që AI arriti t’i bënte asaj më shumë para se ajo.

“Vendosa t’i kthehem krijimit të artit dhe u magjepsa nga mundësitë e krijimit të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale. Kështu, e rikrijova veten me ndihmën e mjeteve të inteligjencës artificiale për t’u bërë vajza që kam ëndërruar gjithmonë. Të jem perfekte, përgjithmonë e re dhe seksi në çdo minutë të ditës, inteligjente dhe me personalitetin tim”, shpjegoi ajo.

“Kloni im virtual bazohet në fytyrën dhe trupin tim të vërtetë dhe është pjesë e imja. Unë e dua atë ”, shtoi ajo. Përdoruesit mund të shikojnë përmbajtjen në llogarinë e Sika Moon dhe të bisedojnë me të për 10,99 dollarë në muaj.

Ata madje mund të kërkojnë përmbajtje të personalizuar, për të cilën ajo pretendon se shpesh është çuditërisht “normale” dhe jo “e pistë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy