Një person është gjetur i vdekur të martën në Rahovec.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa Policia ka nisur hetimet.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.