Klinaku për veprimet e fundit të ZPS-së: Ata duan të montojnë diçka përmes telefonave që i kanë sekuestruar

by informim

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur për sekuestrimin e disa telefonave nga ZPS-ja.

Ai tha se nuk i beson personave civilë që prezantohen si hetuesë të ZPS-së, por i beson vetëm uniformës.

banner

Klinaku ka bërë thirrje që të tjerët të mos i lejojnë “personat civilë t’ia marrin telefonat ose t’i arrestojnë derisa të vjen policia e Kosovës.”

“Personi civil nuk guxon të bëjë veprime në asnjë vend të botës.”

Sipas tij, këta telefona po sekuestrohen me qëllimin që të montohet diçka prej tyre.

“Ata dojnë të montojnë diçka përmes telefonave, dojnë me i frikësu dëshmitarët. Ata në telefona nuk kanë të gjejnë, por qëllimi kryesor është se iu kanë dështu për ditë dëshmitarët sepse mbrojtja po ua hedh poshtë të gjitha dëshmitë.”

Ai foli edhe për protestën e thirrur për nesër.

“Për këto arsye ftuam protestë kundër EULEX-it dhe ZPS-së, sepse siç e di unë EULEX-i nuk po e lejon Policinë e Kosovës të afrohet në vendet ku po kryhen bastisje”, tha ai.

“I ftojmë të gjithë ata që kanë kohë të marrin pjesë në protestën nesër në orën 12:00”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy