Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, e ka kujtuar doganierin lituanez të EULEX-it, Audrius Senavicius, që është vrarë para 10 vjetësh në veri të Kosovës.
Në llogarinë e tij në Twitter, Barbano ka thënë se një dekadë më vonë, ky krim mbetet i pazbardhur.
“Një dekadë më vonë, ky krim mbetet i pazbardhur dhe autorët nuk janë mbajtur përgjegjës. Audrius dhe familja e tij meritojnë drejtësi. EULEX-i dhe BE-ja presin drejtësi. Kosova dhe rajoni kanë nevojë për drejtësi”, ka shkruar Barbano.
“Kjo ceremoni të na kujtojë edhe për pasojat e paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në rajon dhe për urgjencën për t’u ripërkushtuar ndaj kauzës së pajtimit dhe sundimit të ligjit si mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën përfundimtare të kolegut tonë Audrius”, ka shtuar ai.